Kurti: RTK duhet të çlirohet nga orari me tri ndërrime për PDK-në

Kurti: RTK duhet të çlirohet nga orari me tri ndërrime për PDK-në

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka kritikuar Televizionin Publik për mos transmetimin e konferencës së kësaj partie, ndonëse dy orë me herët sipas saj ka transmetuar live konferencën e PDK-së.

Ajo madje ka përmendur edhe intervistën e fundit të Kadri Veselit në RTK.

“Javën e kaluar, jashtë skemës, jashtë orarit, kur Kadri Veseli ishte i disponuar që të kërcënojë e ta bëjë kryeqesharakun për ta kushtëzuar VETËVENDOSJE!-n, RTK-ja ishte aty, e gatshme për intervistën në formatin Veseli. Nga intervista në intervistë, vazhdoi me kandidatin e PAN-it, Ramush Haradinaj”, shkruan Kurti.

Kurti ka porosit Televizionin Publik  “të çlirohet nga orari me tri ndërrime për PDK-në”.

“Ky nuk është kërcënim. Është premtim për punëtorët e RTK-së që do të përfitojnë profesionalisht prej kësaj”, shkruan Kurti në Facebook.