Kurti premton kifle dhe qumësht për të gjithë nxënësit e shkollave fillore

Kurti premton kifle dhe qumësht për të gjithë nxënësit e shkollave fillore

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka premtuar kifle dhe qumësht për të gjitha shkollat fillore në Kosovë, në rast se zgjedhet kryeministër.

Në një intervistë në Klan Kosova, Kurti ka thënë se Vetëvendosje do të bëjë të njëjtën gjë sikurse në Komunën e Prishtinës, sa i përket ndarjes së kileve dhe qumështit në shkolla fillore.

“Kifle dhe qumësht në të gjitha shkollat fillore, siç kemi bërë në të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës. Kontrolla të rregullta mjekësore për të gjithë fëmijët e shkollave fillore“, deklaroi Kurti, shkruan Insajderi.

Kandidati i VV-së për kryeministër ka thënë se në rast se zgjedhet kryeministër, do të ndërtojë 4 mijë banesa sociale.

“Lëvizja Vetëvendosje do të ndërtojë 4 mijë banesa sociale në Kosovë, dhe 160 çerdhe apo kopshte për fëmijë. Praktikisht i bie që ne do ta pesëfishojmë numrin e çerdheve”, tha ai. /Insajderi.com