Kurti përplaset me Haradinaj – e krahason me qeverinë e Gruevskit

Kurti përplaset me Haradinaj –  e krahason me qeverinë e Gruevskit

Albin Kurti e ka krahasuar Qeverinë Haradinaj me Qeverinë e Nikolla Gruevskit dikur në Maqedoni. Kurti thotë se kjo Qeveri është pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian sepse e di se kjo, realisht është larg për të ndodhur. ‘Si Gruevski dikur’, thotë Kurti

“Qeveria është për integrim në Bashkimin Evropian, unë besoj, për shkak se është shumë larg anëtarësimit në Bashkimin Evropian.  Po të ishim afër anëtarësimit, Qeveria do të ishte kundër anëtarësimit. Sikur Gruevski dikur në Maqedoni, që në fakt ishte kundër anëtarësimint në BE. Qeverisë së Kosovës dhe presidentit të Kosovës nuk ju konvenon antarësimi në BE, sepse anëtarësimi në BE do të ishte orientim i Kosovës do të ishte lëvizje kah rend e ligji”, ka thënë Kurti.

Por, i ashpër ka qenë reagimi i Haradinajt i cili ka thënë se Kurti po bën shumë gabime dhe ndër to, është edhe krahasimi i Qeverisë së tij me atë të Nikolla Gruevskit.

“Po i bën do gabime faktike që po i bën e s’po kam qare pa të thënë që s’po të shkojnë për shtati. E para, as në kohë as në hapësirë, as në çfarëdo matematike s’mund ta krahasosh një qeveri Haradinaj me qeverinë Gruevski. Ti mundesh, ndoshta je ekspert me gjetë naj diçka të ngjashme në atë qeveri më kto, por prapë nuk është ashtu. Mos m’bo keso gabimi, se mund të tregoj pse nuk është ashtu”, ka thënë Haradinaj.