Kurti: PDK e dëshmoi se po frikësohet nga VV

Kurti: PDK e dëshmoi se po frikësohet nga VV

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Tinka Kurti ka theksuar se i kanë demantuar sot pretendimet se partia e saj nuk guxon të dalë në debate përballë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kurti në profilin e saj në Facebook ka shkruar se “Blerand Stavileci i paraparë qysh prej dje që të marrë pjesë sonte në debat (Rubikon) e ka anulu pjesëmarrjen me ta kuptuar që do ta ketë përballë Glauk Konjufcën”.

“Blerand Stavileci e Blerta Deliu, para dy ditësh pretenduan se u frikësohemi me dalë me ta në debat. Paramendojeni. Dhe si çdo shpifje (e tyre) që nuk ka qëndrueshmëri e konsistencë, kjo u demantua menjëherë”, ka shkruar Kurti.

Sipas saj, “PDK-ja ka tri vjet që nuk ballafaqohet me përfaqësuesit e Lëvizjes në emisione pasi të gjitha debatet i humb, se përfaqësuesit e Lëvizjes janë në anën e së vërtetës”.

“PDK nuk ka strategji mediale. Ka fushatë shpifjesh e këto për nga natyra nuk kanë jetëgjatësi”, ka shkruar Kurti.