Kurti: Partitë tjera duhet të na përkrahin neve, sepse ne e kemi popullin

Kurti: Partitë tjera duhet të na përkrahin neve, sepse ne e kemi popullin

Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje (VV), Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje duhet të përkrahet nga partitë e tjera politike, sepse sipas tij, VV ka përkrahjen e popullit.

Kurti, i cili ka folur para simpatizantëve të VV-së në sheshin “Zahir Pajziti” në Prishtinë, ka deklaruar se Vetëvendosje ka fituar këto zgjedhje.

“I falënderoj gjithë ata vullentarë të cilët kanë punuar që qytetarët ta shprehin vullnetin për ndryshime. Ne njëmend kemi fituar por fitorja është e juaja, ka fituar qytetarët, kanë fituar guximi mbi frikën dhe dashuria mbi indiferencën. Edhe guximi dhe shpresa edhe dashuria kanë fituar me zemër. Me zemër nap resin edhe fitore të tjera në të ardhmen”, deklaroi Kurti.

Ai tha se Vetëvendosje është partia më e madhe në Kosovë, raporton Insajderi.

“Njëri koalicion me 16 parti, e koalicioni tjetër me 6 a 7 parti janë tkurrur shumë. Vertëvendoje tash është partia më e madhe në Kosovë. Lëvizja jonë është rritur dyfish krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Lëvizja Vetëvendosje është rritur për 120%”, ka thënë Kurti.

Kurti ka kërkuar përkrahje nga partitë e tjera në Kosovë, sepse siç ka thënë ai, populli e ka përkrahur Vetëvendosjen në këto zgjedhje.

“Partitë e tjera në fushatë kanë premtuar ndryshime pozitive, mirëpo ne u treguam se subjekti i ndryshimeve është Lëvizja Vetëvendosje. Prandaj edhe partitë e tjera duhen të na përkrahin neve, sepse neve na përkrah populli. Populli tha se Vetëvendosja qështë bartëse e ndryshimeve pozitive”, deklaroi Kurti.

“Ne asnjëherë nuk do të mbajmë inat ndaj askujt, as nuk do t’u revanshohemi ndokujt, ne duam t’i bashkojmë qytetarët”, tha kandidati i VV-së për kryeministër. /Insajderi.com