Kurti: Mbrojtëm Kosovën nga Mali i Zi e Serbia

10.09.2016 15:32
Kurti: Mbrojtëm Kosovën nga Mali i Zi e Serbia

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të shtunën një tubim me të gjitha strukturat partiake, ku liderët e saj thanë se kanë arritur që të mbrojnë Kosovën nga dy shtete: Mali i Zi e Serbia.

Duke iu referuar dështimit të votimit të demarkacionit më 1 shtator, Albin Kurti, deputet i Vetëvendosjes, tha se beteja e tyre ka zgjatur rreth një vit duke shtuar se “Maratonën mund ta fillojnë shumë veta por pak e përfundojnë”.

“Pra urime të gjithëve kjo fitore. Po të kalonte demarkacioni l, trupat e malit të zi do të patrullonin në parlament. Duke iu falënderuar manifestimeve protestave e kemi parandaluar çdo të keqe. Protesta jonë e ka mbrojtur shtetin por edhe e ka parandaluar luftën”, ka thënë ai.

“Ne i zmbrapsëm dy shtete. Serbisë ia ndaluam asociacionin dhe Malit të Zi demarkacionin”, ka thënë ish-lideri i Vetëvendosjes.

Në anën tjetër, kryetari Visar Ymeri ka folur për aktivistët e partisë që ai drejton, të cilët po mbahen në paraburgim si të dyshuar për terrorizëm.

“Regjimi po mban në burg aktivistë tanë sepse po mendojnë se me mbrojt shtetin janë terrorist. Ky regjim dëboi nga Kosova aktivistë tanë sepse po donë me bo spastrimin. Krejt këto sepse ne nuk u dorëzuam kurrë por e bëmë ne atë të dorëzohet si më 1 shtator”, deklaroi Ymeri./Insajderi.com