Kurti: Mali i Zi do të egërsohet pas ratifikimit të demarkacionit

Kurti: Mali i Zi do të egërsohet pas ratifikimit të demarkacionit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti, ka thënë se Mali i Zi do të ndryshojë sjelljen pas ratifikimit të demarkacionit mes Kosovës dhe këtij shteti.

Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Mali i Zi po sa të ratifikohet demarkacioni në parlamentin kosovar do të egërsohet.

“Mali i Zi është duke u sjell mirë jo për shkak se e ka traditë, por për shkak se i nevojitet demarkacioni. Derisa të ratifikohet demarkacioni në Kosovë po sillet butë, por pasi të ratifikohet do të acarohet, sa do të acarohet nuk dihet por Mali i Zi do të acarohet sot.