Kurti lavdëron anëtarët besnik të VV-së në Prishtinë – injoron Shpend Ahmetin

Kurti lavdëron anëtarët besnik të VV-së në Prishtinë – injoron Shpend Ahmetin

Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një tubim me anëtarë dhe simpatizantë, të qendrës së Prishtinës, Kurti ua ka faturuar gjithë sukseset në mandatin e kaluar në Prishtinë, vetëm atyre që i qëndruan besnik partisë së tij, por jo edhe atyre që u larguan nga Vetëvendosje, duke përfshirë edhe Shpend Ahmetin.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, tha se mund të jetë befasuar me ndonjë individë, por jo me Lëvizjen Vetëvendosje dhe aktivistët e saj.

“Arbeni ka qenë pjesë e një ekipi që me sakrificë e shumë punë sollën ndryshime të mëdha në Prishtinë, ekip ku përfshihet Liburn Aliu, i cili vendosi standard e rregull në planin urban të Prishtinës, Hysen Durmishi i cili shtroi me qindra kilometra rrugë e trotuare në lagje e fshatra. Arbërie Nagavci e cila vendos standardin e vlerësimit profesional të mësuesve dhe eliminimin e punësimit me të njohshëm në shkolla. Xhelal Sveçla e Salih Zyba të cilët në krye të inspektoratit zmbrapsën mafian ndërtimore dhe vendosen zbatimin e ligjit në subjektet afariste. Nora Kelmendi me punën e saj të palodhshme dhe pa kompromis në drejtorinë e kadastrës. Saranda Bogujevci e cila ia ka hapur derën artistëve dhe Fitore Pacolli e cila ka drejtuar kabinetin e kryetarit duke koordinuar projektet mes drejtorive. Këta emra kanë marrë lëvdata të mëdha dhe kanë qenë fytyra e suksesit në mandatin e parë të fituar nga VV në Prishtinë”, theksoi Kurti.

Lideri i VV-së, ka ftuar të gjithë aktivistët që ta forcojnë Qendrën e Vetëvendosjes në Prishtinë. Por për ta bërë këtë, Kurti u ka thënë qytetarëve dhe simpatizantëve se për ta bërë qendrën me të madhe, duhet të nisë nga pika.

Sipas tij, pikat duhet t’i mësojnë se cilat janë problemet e banorëve të lagjeve edhe si komunitet, rrugë, trotuare, parqe, lulishte, terrene sportive, shkolla, por edhe për probleme sociale, përcjell telegrafi

“Duhet ta forcojmë Vetëvendosjen si opozitë që ta sjellim nesër Vetëvendosjen në pushtet. Prishtina është kryeqyteti i Kosovës, këtu janë shumica e institucioneve qendrore, këtu jetojnë shumica e pushtetarëve abuziv, hajnat, kriminelët, ata që na vjedhin me supermarketet e mbushura përplot me importe të rrezikshme për shëndetin tonë personal por edhe për shëndetin e ekonomisë sonë kombëtare. Prandaj në Prishtinë edhe ushtrohet veprimtaria jonë politike”, tha Kurti.

Madje, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, theksoi se ndihmën që qytetarit nuk ia jep shtetit i djathë e i kapur, duhet t’ia jap Vetëvendosje me humanitetin e saj.