Kurti i reagon ashpër Haradinajt: Po të ishte Blakaj në Kosovë, do ia bënte më keq se Valdete Derallës

Kurti i reagon ashpër Haradinajt: Po të ishte Blakaj në Kosovë, do ia bënte më keq se Valdete Derallës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar ashpër pas deklarimeve të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili e quajti hajn i pulave, ish-prokurorin Elez Blakaj.

Ai ka thënë se fyerjet e Haradinajt ndaj ish-prokurorit Blakaj, me fjalët “hajn i pulave”, “pishpirik”, ia ka kontestuar qenien si qytetar i Kosovës.

Kurti ka thënë se po të ishte fizikisht në Kosovë, ish-prokurori Blakaj, do t’i ndodhte më keq se Valdete Derallës, të cilën e kishte larguar me forcë nga foltorja kryeministri Haradinaj, gjatë një aktiviteti në Prizren.

Kurti ka shtuar se Ramush Haradinaj nuk është kryeministri ynë.

“Ky nuk mund të jetë kryeministër yni. Të gjithë atyre që kanë pasur dilema pse iku nga Kosova prokurori Elez Blakaj, ato ua sqaroj mbrëmë në Interaktiv të KTV-së, për natë të Bajramit, kryeministri Ramush Haradinaj. Si njeriu që ka mbase pushtetin më të madh në Kosovë, ai shfryu me sharje e fyerje kundër një individi. Prokurori Blakaj kishte dhënë dorëheqje, kishte lëshuar Kosovën, dhe nuk ishte më i rrezikshëm (sic.), apo jo? Mirëpo, ja që kryeministri e quajti Blakajn me gjithë ato epitete denigruese si “hajn i pulave”, “pishpirik”, “i ikur në Bllacë a Stankovec” duke ia kontestuar kështu qenien një qytetari. Edhe unë jam çuditur pse iku prokurori Elez Blakaj, por ky kryeministër me sharjet e tij na e tregoi të gjithëve pse. Paramendojeni po të ishte fizikisht në Kosovë ish prokurori Elez Blakaj se çfarë do t’i bënte atij kryeministri Haradinaj? Ajo që i ngjau znj. Deralla me 10 qershor në Prizren ishte asgjë, sepse ajo ishte grua, siç pat shpjeguar asokohe Haradinaj. Me Elez Blakajn situata do të bëhej shumë më dramatike, në mos tragjike”, ka thënë Kurti.