Kurti: Haradinaj për karrige të tij i shiti 8200 hektarë tokë

Kurti: Haradinaj për karrige të tij i shiti 8200 hektarë tokë

Lideri i Vetëvedosjes, Albin Kurti ka thënë se kryeministri Ramush Haradinaj për karrige të tij vendosi që ti shes 8200 hektarë tokë të Kosovës.

Kurti ka shtuar se ky vendim është kriminal prej kriminelëve të paqes, duke thënë se i vetmi raport që nuk kishte qenë i kapur nga Kadri Veseli, u hodh poshtë para syve të Ramush Haradinajt.

“Ai smund të jetë pjesë e problemit e jo  i zgjidhjes. Ajo konjukturë janë të kapur dhe kriminelë të mëdhenj të paqes në Kosovë. Unë jam i bindur që po humbin 8200  hektarë. Jam i bindur që raporti Bulliqi është aktakuzë. Dhe sot u shkel komisioni i Shpejtim Bulliqit. LVV është koncistente në qëndrimet e saj, Që nga nënshkrimi e kemi bërë të qartë për cenim të integritetit territorial. Kështu kemi qenë dhe do të jemi gjithmonë parimorë. Qëllimet kriminale të regjimit të falin tokë për karrikë, dhe policia me maska ju nxjerrën jashtë juve gazetarëve dhe neve deputetëve. Haradinaj për karrikë i fali 8200 hektarë tokë. Këtu kemi të bëjmë me vetë mashtrim të tij“, ka thënë Kurti./Insajderi.com