Kurti: Gjilani është gati për të vendosur vetë

Kurti: Gjilani është gati për të vendosur vetë

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se qytetarët e Gjilanit janë gati për të vendosur vetë për fatin e tyre, në zgjedhjet parlamentare.

Kurti, bashkë me anëtarë të tjerë të kësaj lëvizjeje kanë vizituar disa pjesë të qytetit të Gjilanit.

“Gjilani është gati për të vendosur vetë. Sot tri javë është heshtja zgjedhore. Ndërkohë do të jemi të zëshëm si kurrë më parë, drejt fitores”, ka shkruar Kurti në faqen e tij të rrjetit social Facebook.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen më 11 qershor të këtij viti. /Insajderi.com