Kurti fton Veselin të matet me votë

Kurti fton Veselin të matet me votë

Kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci ka ftuar përfaqësuesit e grupeve parlamentare që të japin përgjigje lidhur me propozimin e PAN-it për shtyrjen e seancës.

Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje tha se po bëhen dy muaj e gjysmë që Kosova ka mbetur pa Kuvend dhe pa qeveri të re.

“Ata thonë se janë institucionalistë e shtetndërtues dhe po bojkotojnë ato. Ata thonë se janë me partner ndërkombëtarë por u qortuan hapur nga ta. Ata janë kundër demokracisë. Ne kemi dëgjuar që Veseli është kandidat për kryetar, urnoni matuni dhe ballafaqohuni me të vërtetën”, ka thënë Kurti.