Kurti flet për votimin e ratifikimit të Demarkacionit

Kurti flet për votimin e ratifikimit të Demarkacionit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas votimit të marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

Kurti është shprehur se sot deputetët të cilët votuan ju bashkuan krimit të Murat Mehës dhe dhunës policore.

“Sot ju bashkuan krimit të krimit të Murat Mehës ju bashkuan dhunës policore mbi deputetë e kuvendit”, ka thënë Kurti.

Po ashtu Kurti ka folur edhe për deputetët të cilët u arrestuan për hedhje të gazit lotsjellës.

“Shumica dërrmuese e deputetëve të VV u përjashtuan dhe ne jemi më të bindur se kur se njëherë është dashur të bëhet korrigjimi tani ratifikimi, është dashur që qeveria të rifillojë bisedimet me Malin e Zi”, ka thënë Kurti. /Insajderi.com