Kurti e Ymeri në Bruksel diskutojnë për formimin e Qeverisë

Kurti e Ymeri në Bruksel diskutojnë për formimin e Qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, po qëndrojnë në Bruksel. Përmes një komunikate për media, VV njofton se Kurti dhe Ymeri kanë takuar eurodeputetin socialdemokrat nga Kroacia Tonino Picula dhe përfaqësuesit e zyrës së Komisioneres së lartë për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Shefen e Kabinetit Fabrizia Panzetti, dhe këshilltaren e kabinetit Ana Maria Baura.

“Gjatë takimeve është diskutuar krijimi i Qeverisë së re në Republikën e Kosovës dhe domosdoja e ndryshimit të kursit politik dhe qeverisës të Kosovës, zhvillimit ekonomik që sjellë punësim, sundimin e ligjit që lufton krimin e korrupsionin dhe politikat sociale që zbusin pabarazinë”, thuhet në komunikatën për media.

“Përfaqësuesit e Komisionit dhe Parlamentit evropian u deklaruan se do ta pranojmë secilën qeveri demokratike që ka shumicën në Kuvend”, thuhet tutje në njoftimin e VV-së.

“Përfaqësuesit e Vetëvendosjes shprehën zotimin për intensifikimin e bashkëpunimit drejt integrimit në BE si dhe për bashkëpunimin rajonal sipas parimeve të fqinjësisë së mirë dhe reciprocitetit në marrëdhënie.”/Insajderi.com