Kurti: Arsimi i lartë do të jetë falas

Kurti: Arsimi i lartë do të jetë falas

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë një premtim tjetër në fushën e arsimit. Ai ka thënë se sistemi arsimor duhet të reformohet e kur ka folur për Universitetin ai ka bërë një premtim.

“Arsimi i lartë duhet të jetë falas”, ka thënë Kurti në “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova.

Më pas ai ka thënë se sistemi arsimor në Kosovë duhet të fokusohet në mbajtjen e trurit në vend dhe të mos lejohet të ikë jashtë vendit.

“Studentët më të mirë që i kemi duhet që të inkurajohen që të mbeten brenda sistemit arsimor”, ka thënë Kurti./Insajderi.com