Kurti: 1 shtatori, dita e çlirimit nga ky regjim

Kurti: 1 shtatori, dita e çlirimit nga ky regjim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se protesta e nesërme do të mbahet në mend si ditë e shënuar në historinë e popullit shqiptar.

“Do të mbahet mend si dita e çlirimit nga ky regjim,” ka thënë Kurti në një konferencë për media duke folur për protestën që mbahet nesër kundër demarkacionit.

Kurti nuk ka garantuar se protesta e nesërme do të jetë e qetë.  Kjo pasi që sipas tij njerëzit janë të shqetësuar nga kjo marrëveshje.  Por, ai thotë se protesta do të jetë masive.

Protesta pritet të fillojë nesër në ora 11, rreth gjysmë ore para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.  Bazuar në përvojat e kaluara, pritet që demarkacioni të kundërshtohet edhe brenda objektit të Kuvendit/Insajderi.com