Kurteshi: Të hiqet dorë nga rrënimi i shkollës për të verbër

Kurteshi: Të hiqet dorë nga rrënimi i shkollës për të verbër

Deputeti nga radhët e LVV’së, Ismajl Kurteshi, ka ngritur sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, çështjen e rrënimit të shkollës për personat e verbër, shkollë kjo e cila gjendet në qytetin e Pejës.

Kurteshi ka thënë se duhet të hiqet dorë nga rrënimi i shkollës për të verbrit, dhe të sigurohet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës së Pejës.

E për këtë çështje, ai ka thënë se duhet të reagojë edhe Ministria e Arsimit, madje edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Duhet të hiqet dorë nga rrënimi i kësaj shkolle të vetme në Kosovë dhe për gjykatë të sigurojnë një lokacion tjetër. Duhet të ndërhyjë Ministria e Arsimit madje edhe vetë Kryeministri”, ka thënë deputeti Kurteshi.