Kurteshi i bindur për fitoren në Gjilan

Kurteshi i bindur për fitoren në Gjilan

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Gjilanit, Sami Kurteshi, nuk dyshon në fitoren e tij më 22 tetor.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se qytetarët e kësaj komune po e presin ndryshimin që do të vijë në këto zgjedhje lokale me fitoren e tij dhe të Lëvizjes Vetëvendosej! Sipas tij, ndryshimi në Komunën e Gjilanit është i bëshëm dhe i mundshëm. Kurteshi ka treguar se programi i tij politik për këto zgjedhje përbëhet nga 20 masa të detajuara në dhjetëra zotime konkrete në të gjitha fushat e jetës komunale.

Ai ka thënë se rritja e Lëvizjes Vetëvendosje! është duke vazhduar edhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 11 qershorit. Kjo rritje, sipas tij, do të dëshmohet më 22 tetor në Gjilan dhe në komunat e tjera.