Kursi çalues i Erdoganit në Lindjen e Mesme

18.03.2017 09:36
Kursi çalues i Erdoganit në Lindjen e Mesme

Qeveria e Erdoganit është në kurs konfrontimi me Evropën. Por të mira nuk janë as marrëdhëniet me Lindjen e Mesme.

Qeveria e Erdoganit është në kurs përplasje me Evropën. Tani Turqia vendosi t’i ndalojë organizatës humanitare amerikane, Mercy Corps veprimtarinë në vend. Kjo organizatë kujdesej për rreth 360.000 refugjatë sirianë në Turqi dhe tani jo vetëm ata por edhe refugjatët e zhvedosur brenda Sirisë humbën një mbështetje të konsiderueshme, shkruan Deutsche Welle.

Për motivet vetëm mund të spekulohet, sepse qeveria turke nuk jep shpjegime se përse e ndërmori këtë hap ndaj organizatës Mercy Corps. Por SHBA mendon se Ankaraja do ta vërë Uashingtonin nën presion, që në vend të kurdëve të konsiderojë si aleatë luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane. SHBA është distancuar prej tyre, sepse në radhët e tyre mund të ketë persona me orientim islamist ose xhihadist.

Probleme me fqinjët

Por kurdët nuk janë sfida e vetme për Ankaranë. Motoja “Asnjë problem me fqinjët”, që shpalli qeveria turke disa vite më parë, ka kohë që ka marrë fund, shkruan think-tanku “Middle East Institute” me qendër në Washington. Ndërkohë ka kohë që vlen një moto tjetër. “asnjë fqinj me të cilin nuk ka probleme”.

Kështu fakti që Turqia u afrua me Rusinë – mbrojtësen më të madhe të regjimit të Asadit – duhet t’i kushtuar asaj humbjen e një pjese të simpative në radhët e sunitëve, mendon “Middle East Institute”. Kjo është sidomos serioze për faktin se Turqia e sheh veten si udhëheqëse të sunitëve. Për këtë arsye, shkruan instituti amerikan për konsulencë Stratfor, Turqia nuk duhet të krijojë përshtypjen se po afrohet shumë me Rusinë. Sepse për shkak të angazhimit të saj për Assadin, Rusia ka reputacion të keq në pjesë të mëdha të botës sunite.

Marrëdhënie e vështirë me Iranin

E paqëndrueshme është dhe marrëdhënia me Iranin. Edhe pse Turqia është afruar përsëri me qeverinë në Teheran pas zgjidhjes së çështjes për armët bërthamore mes botës perëndimore dhe Iranin, marrëdhëniet ekonomike mes dy janë vendeve intensifikuar dhe vëllimi tregtar është rritur me 30 për qind, ndihen edhe tone të tjera.

Nga mesi i javës ambasadori turk në Izrael, Kemal Okem, tha se vendi i tij ështtë i shqetësuar për shkak të ambicieve bërthamore të Iranit “. Prej qindra vjetësh ne kemi një kufi të përbashkët, që nuk ka ndryshuar”, tha Okem. Por Irani e sheh Turqinë si konkurrent strategjik. “Ne kemi shkak për t’u angazhuar në lidhje me ambiciet e Iranit”, tha ai për gazetën izraelite Jerusalem Post. Ai shprehu distancë edhe ndaj Rusisë.

Toni kritik mund të jetë një sinjal për botën sunite. Me të Turqia është e lidhur kryesisht përmes Katarit, me të cilin ajo bashkëpunon ushtarakisht. Aleanca është e dobishme për të dyja palët: ndërsa emirati i vogël i Katarit ka me Turqinë një mbrojtës të fuqishëm ushtarak, Turqia mund të pretendojë se se është përsëri e përfaqësuar ushtarakisht në Gjirinin Persik, nga ku qe detyruar të largohej gjatë trazirave të Luftës së Parë Botërore. Përveç kësaj Katari është një gjymtyrë lidhëse me pjesën tjetër të vendeve të Gjirit Persik.

Megjithë në përgjithësi zhvillme në Lindjen e Mesme nuk shkojnë sipas dëshirave të Ankarasë dhe qeveria e Erdoganit vazhdon të thurë një politikë koherente.(DW)