Kur Vuçiq merrte pjesë në protesta ku kërkohej zhdukja e shqiptarëve në Kosovë

Kur Vuçiq merrte pjesë në protesta ku kërkohej zhdukja e shqiptarëve në Kosovë

Ishte viti 1999 kur serbët e thirrur nga Partia Radikale, protestonin kundër sulmeve të NATO-s në Serbi.

Në këtë tubim të madh, mases i drejtohet, Voisllav Sheshel i cili dëgjohet duke thënë se nëse NATO sulmon Serbinë asnjë shqiptarë nuk do mbetet në Kosovë, shkruan Magazina.al

“Nëse NATO na bombardon neve, ne do ta mbrojmë kauzen tonë. Por asnjë shqiptarë nuk do të lëmë në Kosovë”, ka thënë Sheshel i dënuar me vonë për krime lufte nga Tribunali i Hages.Pas Sheshelit qëndron “stoik”, Aleksandër Vuçiq aktualisht president i Serbisë.

https://youtu.be/HIouFeIqBlI

Tash Vuçiq, duke u munduar të lë përshtypjen e një lideri të moderuar vazhon në Bruksel negociatat me Kosovën për normalizim të rapoteve mes dy shteteve, kurse i njejti në kohë lufte i bashkohej thirrjeve për t’i zhdukur shqiptarët, përcjell Express.

Për më shumë shikone videon e këtij dokumentari të BBC-së, me titull “Rënia e Millosheviqit” dhe në minutën e fundit të këtij dokumnetari mund ta shihni fjalimin e Sheshelit, i shpallur më vonë kriminel lufte dhe qëndrimin në prapaskenë të politikanit të “moderuar”, Aleksandër Vuçiq.