Kur vokalisti i Linkin Park besonte se mundi betejën me depresionin

Kur vokalisti i Linkin Park besonte se mundi betejën me depresionin

Vokalisti i Linkin Park, Chester Bennington, foli për betejën e tij komplekse me depresionin në intervistën e tij të fundit, pak para se të bënte vetëvrasje.

41-vjeçari u gjet i vdekur të enjten në shtëpinë e tij në Palos Verdes, afër Los Anxhelosit pak para orës nëntë të mëngjesit, shkruan Daily Mail.

Mjeku ligjor i Los Angeles County konfirmoi se po hetonin vdekjen e Benningtonit si një vetëvrasje të qartë, por nuk kishte detaje shtesë.

Duke folur me Will Lavin, ai tha: ‘Unë kam ardhur në një pikë në jetën time që po i them vetës ose të dorëzohem dhe të vdes ose të qohem dhe të luftoj për atë çfarë dua,”

Ai shtoi: ‘Dhe zgjodha të luftoja për atë që dëshiroja. Doja të kisha marrëdhënie të mira. Doja të dua njerëzit në jetën time. Doja të isha i kënaqur me punën time.

“Doja të shijoja të isha një baba dhe të kisha miq dhe të dilja në mëngjes. Sepse e gjitha kjo ishte një luftë për mua.”

Njëri prej anëtarëve të grupit të Linkin Park shkoi për ta marrë atë të enjten në mëngjes, por zbuloi se policia ishte tashmë në shtëpinë e tij.

Këngëtari kishte një histori të abuzimit me drogën dhe alkoolin. Bennington ishte i martuar dhe la pas gjashtë fëmijët e tij./Insajderi.com