Kur Tupac dhe Snoop Dogg flisnin për konkurrencën me Notorious B.I.G [video]

Kur Tupac dhe Snoop Dogg flisnin për konkurrencën me Notorious B.I.G [video]

Tupac dhe Notorious B.I.G njihen në mbarë botën për mosmarrëveshjet e tyre në botën muzikore dhe rivalitetin brenda dhe jashtë skenës muzikore.

Një video e shpërndarë në Facebook nga MTV kujton kohën e vitit 1996 kur Tupac ishte gjallë dhe rivalitetin mes dy reperëve.

Biseda është e realizuar para fillimit të festivalit të çmimeve muzikore “Video Music Awards”, dhe Tupac në krah me Snoop Dogg flet për sherrin tij me Biggie-n.

Edhe pse Tupac shprehet se nuk ka konkurrencë mes tyre, ai në video përjashton mundësinë që ndonjëherë do të bëhet bashkëpunimi më reperin famëkeq, B.I.G. /Insajderi.com