L" />

Kur tërmeti përsëritet në të njëjtën datë – koiçidenca tragjike në Meksikë

Kur tërmeti përsëritet në të njëjtën datë – koiçidenca tragjike në Meksikë

Meksika është tronditur sot nga një tërmet prej 7.4 shkallësh të rihterit, çka bëri që shumë ndërtesa të rrënohen derisa nuk është raportuar ende për viktima.

Lëkundja sizmike goditi vetëm pak orë pasi shumë njerëz morën pjesë në përgatitjet anembanë kombit për të shënuar përvjetorin e një tjetër tërmeti shkatërrimtar që shkaktoi mijëra të vdekur në Mexico City në vitin 1985.

Pra, tërmeti i fundit i fuqishëm që ka goditur Meksikën para 32 vjetësh kishte ndodhur pikërisht më 19 shtator, raporton e përditshmja meksikane El Grafico, përcjell Insajderi.

Një koiçidencë kjo apo jo, Meksika ballafaqohet me një gjendje të jashtëzakonshme në të njëjtën ditë, 32 vjet më vonë. /Insajderi.com