Kur do të debutojnë në Evropë Trepça ’89 dhe Prishtina

Kur do të debutojnë në Evropë Trepça ’89 dhe Prishtina

Trepça 89′ dhe Prishtina do t’i mësojnë kundërshtarët për garat evropiane më 19 qershor, në shortin që do të hidhet në Nyon të Zvicrës, ndërsa garat nisin në fund të qershorit.

Fitorja e Besës në finalen e Kupës së Kosovës, i ka dhënë mundësinë FC Prishtinës, të sigurojë garën evropiane të Europa Leagues, përmes rundit të parë të kualifikimeve.

Prishtina fituese e Kupës së Kosovës dhe Trepça ’89 kampione, do të debutojnë në garat evropiane, natyrisht nëse licencohen nga UEFA-ja.

Kështu Trepça ’89, në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 27 apo 28 qershor, ndërsa atë të kthimit një javë më pas.

FC Prishtina në Ligën e Evropës do të zhvillojë ndeshjen e parë më 29 qershor, ndërsa atë të kthimit më 6 korrik. /Insajderi.com