Kur Rockefeller akuzohej si shkaktar i mbajtjes peng të diplomatëve amerikan në Iran

Kur Rockefeller akuzohej si shkaktar i mbajtjes peng të diplomatëve amerikan në Iran

Me emrin e tij të fuqishëm David Rockefeller, kishte arritur të bëjë bashkë sektorin privat duke iu ndihmuar që të zgjidhin krizën fiskale të New York-ut në mes të viteve ’70. Në vitin 1970, takimet e tij me Anwar el-Sadat nga Egjipti, Leonid Vrexhnev nga Bashkimi Sovjetik dhe Zhou Enlau nga Kina i ndihmoi Chase Manhattan që të bëhet banka e pare amerikane që operon në këto vende.

“Pak njerëz në këtë vend janë takuar me aq shumë liderë sa i kam takuar unë”, tha i.

Disa e fajësuan atë se ka shpenzuar shumë kohë jashtë vendit. Ai gjithashtu u akuzuar për neglizhencë të përgjegjësive të tij në bankën Chase dhe dështimin e promovimit të menaxherëve vizionar dhe agresiv.

Nën udhëheqjen e tij  Chase humbi shumë krahas rivalit “Citibnak” që atëherë ishte banka më e madhe e vendit si nga asetet po ashtu edhe nga të ardhurat. Ka pasur vite kur Chase ishte një nga bankat më të trazuara për sa i përket kredive.

“Sipas gjykimit tim, ai nuk do të hy në histori si një bankieri i madh”, tha John K. McCloy, një mik i Rockefeller që për një kohë ishte edhe kryetar i Bordit në bankën Chase.

“Ai do të hy në histori si një personalitet i vërtetë, si një anëtar i shquar dhe besnik në komunitet”, tha McCloy, në një intervistë për Associated Press në vitin 1981.

Ndikimi i tij në politikat ndërkombëtare bëri që shpesh ai të akuzohej, sidomos në vitin 1979 kur ai dhe ish-sekretari i shtetit Henry A. Kissinger e kishin bindur presidentin Jimmy Carter për të pranuar shahun e ri të Iranit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Arritja e Shahut në Neë York, kishte tërbuar pasuesit e revolucionarit Ayatollah Ruhollah Khomeini, duke shkaktuar edhe rebelime të tilla që quan në okupimin e Ambasadës së SHBA-së në Iran ku u morën peng diplomatët amerikan për më shumë se një vit.

Rockefeller ishte sulmuar edhe për miqësimin me liderët e huaj autokratik në përpjekje për të krijuar dhe zgjeruar praninë e bankës së tij në vendet e tyre.

“Ai e kaloi jetën e tij në klubin e klasës sunduese dhe ishte besnik ndaj anëtarëve të klubit, pa marrë parasysh se çka kanë vepruar ata”, shkruante kolumnisti i “The Neë York Times” David Brooks në vitin 2002, duke cituar marrëveshjet fitimprurëse të Rockefeller me manjatët sovjetik dhe autorët e Revolucionit Kulturor.

Megjithatë, presidentët ideologjikisht të ndryshëm, Carter dhe Richard Nixon në postin e sekretarit të Thesarit të Shtetit. Ai i kishte refuzuar të dy presidentët.

Pas vdekjes së vëllait të tij të madh Nelson Rockefeller në vitin 1979, ish-presidenti dhe zëvendëskryetari dhe katër herë guvernatori i Neë York-ut, David Rockefeller ishte anëtari i fundit nga familja që kishte këtë fuqi kombëtare në shtetin amerikan.

Vetëm Jay Rockefeller, një stërnip i John D. Rockefeller kishte fituar post shtetëror si guvernator i shteteve të Bashkuara dhe senator në Virginia. Askush nga brezat e rinj të familjes nuk ka arritur dhe aspiruar suksesin e David Rockefeller.

“Askush nuk mund të futet në këpucët e tij”, tha Ëarren T. Lindquist, një mik i vjetër i David, duke folur në një intervistë për “The Times” në vitin 1995.

“Jo për shkak se ata nuk janë të zgjuar  apo të talentuar por për shkak se kjo është vetëm një botë e ndryshme”, ka shtuar ai./Insajderi.com