Kur Raiola mban ligjërata Scholesit – “ndizet” twitteri

Kur Raiola mban ligjërata Scholesit – “ndizet” twitteri

Kush kritikon Pual Pogban, duhet të jetë gati për luftë me Mino Raiolan. Menaxheri i famshëm italian bëhet një “bishë” e vërtetë kur dikush vë në diskutim cilësitë e klientit të tij, që e bën të pasur.

Ndoshta Paul Scholes, një ish-futbollist i Manchestet United, nuk e kishte menduar që mund sulmohej nga një njeri që nuk ka luajtur kurrë futboll. Opinioni i tij për lojën e francezit pas humbjes 3-2 të United në fushën e Brightonit (“Pogba zhvilloi një ndeshje të dobët, duhej të ishte lider, por nuk e bëri”) e ka nxitur Raiolan të postojë një mesazh ironizues për ish-mesfushorin.

Shikoni postimet e Raiolas për komentet e lengjendës së Man Utd.