“Kur PZAP refuzoi kërkesën e LDK-së sepse nuk kishte përfunduar numërimin”

“Kur PZAP refuzoi kërkesën e LDK-së sepse nuk kishte përfunduar numërimin”

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës Shpend Ahmeti, ka kritikuar vendimin e PZAP për rinumërimin e votave në Prishtinë.

Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një fotografi ku ndër të tjera thotë se PZAP në zgjedhjet e qershorit kishte refuzuar kërkesën e LDK-së për rinumërimin e votave për shkak se nuk kishte përfunduar numërimi. E sipas tij PZAP sot ka marrë vendim pa e përfunduar ende rinumërimin.

“Në Qershor PZAP vendosi kundër kërkesës se LDK për rinumërim, sepse ka konstatuar se nuk mund të vendoset për rinumërim pa përfunduar numërimi. Sot marrin vendim për rinumërim pa përfunduar numërimi. As rezultate preliminare nuk kemi. S’ka ndryshim të vullnetit të qytetarëve”, ka shkruar Ahmeti./Insajderi.com

Në Qershor PZAP vendosi kundër kërkesës se LDK për rinumërim, sepse ka konstatuar se nuk mund të vendoset për rinumërim…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Thursday, 23 November 2017