Kur nuk mund t’i mbash lotët për liderin

Kur nuk mund t’i mbash lotët për liderin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka postuar në faqen e tij një video në të cilën prej vëllëzërve e deri tek shokët e studimeve rrëfejnë sesi e kanë njohur.

“U emocionova shumë kur dëgjova rrëfimet e familjes dhe miqve të mi, për periudha të ndryshme të jetës sime. E falënderoj secilin prej tyre që më ka qëndruar pranë në momente te vështira. U jam mirënjohës gjithë jetën”, ka shkruar Veseli.

Pasi aty flasin shumë njerëz që e kanë njohur Veselin përfshirë vëllezërit e tij, më emocionuesi ka dalë të jetë një shok i tij i studimeve.

Në një moment aty flet Fazli Gajraku, që prezantohet si shok i rinisë dhe studimeve të Veselit që fillimisht tregon se e ka njohur liderin e PDK-së në vitin 1983 në shtëpinë e tij dhe më pas tregon sesi Veseli ishte takuar me familjarët në Malishevë.

“E kujtoj Kadri Veselin pjesën ma njerëzore që është ulur mes motrës dhe nënës së vet si një fëmijë, mu ka dok për herë të parë njerëzia e tij”, ka thënë Gajraku, i cili nuk mund t’i mbajë lotët.

Edhe pse tregimi që Gajraku e tregon për Veselin nuk është ndonjë histori aq prekëse në të cilën del në pah njerëzillëku i Veselit, kjo tregon një gjë tjetër.

Praktika ku të tjerët qajnë për liderët e tyre është e njohur në vendet më totalitare. Zakonisht kjo është e njohur në vendet diktatoriale sikurse rasti  i vdekjes së liderit komunist shqiptar Enver Hoxha./Insajderi.com

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkadriveseliofficial%2Fvideos%2F754963614678847%2F&show_text=0&width=560″/]