Kur myftiu i Kosovës thoshte: Erdogani është i dërguari i Allahut

Kur myftiu i Kosovës thoshte: Erdogani është i dërguari i Allahut

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, i cili e ka quajtur “grup terrorist” organizatën e Fetullah Gulenit, ka bërë edhe një deklaratë tjetër interesante, duke e quajtur presidentin turk Reccep Tayyip Erdogan të dërguarin e Zotit.

Komentet e tij Myftiu Tërnava i ka bërë gjatë një samiti në Turqi me klerikë myslimanë nga Evropa dhe Azia.

Duke madhëruar figurën e Erdoganit, siç citon Koha.net, myftiu Tërnava ka thënë se “ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi që atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”.

Turqia të dielën ka votuar pro ndryshimeve kushtetuese që i rrisin kompetencat presidentit Erdogan, përmes një referendumi. /Insajderi.com

Lexo edhe:

Zgjerimi i Konak-ut në Kalabri nxit pakënaqësi dhe përplasje