Kur Mourinho dëshironte me çdo kusht të bëhej trajner i Liverpoolit

Kur Mourinho dëshironte me çdo kusht të bëhej trajner i Liverpoolit

Jose Mourinho dëshironte dëshpërimisht të bëhej trajner i Liverpoolit në vitin 2004, thotë ish-mbrojtësi i njohur i klubit nga Anfield, Danny Murphy

Mourinho shihet për kohë të gjatë si rival i ashpër i Liverpoolit, por jo shumë njerëz e dinë se portugezi dëshironte me çdo kusht të drejtonte këtë ekip

Murphy është pyetur nëse do të dëshironte të luante për Mourinhon, dhe ai është përgjigjur: “në fakt, për cudi, une kam qenë afër të bëhem lojtar i tij.”

“Kur Benitez u emëruar trajner i Liverpoolit, klubi kishte vendosur në mes tij dhe Mourinhos.  Unë e di këtë dhe po ashtu e di që Mourinho e ka dashur këtë pozitë jashtëzakonisht shumë,” ka thënë Murphy.

“Por Liverpooli zgjodhi Benitez pasi që ai kishte fituar ligën spanjolle dhe kupën e UEFA-s me Valencian dhe kanë menduar se ai ëhtë më i sigurt,” ka thënë ai për TalkSport./Inasjderi.com