Kur Molliqaj lartësonte Kurtin: I vetmi udhëheqës që mund ta bëjë ndryshimin

Kur Molliqaj lartësonte Kurtin: I vetmi udhëheqës që mund ta bëjë ndryshimin

Ishte 18 maji i vitit 2017 kur Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje kishte nominuar për kryeministër, ish-kryetarin e kësaj partie Albin Kurtin.

Dardan Molliqaj, atëherë sekretar organizativ në Lëvizjen Vetëvendosje kishte postuar një fotografi të Kurtit, duke dhënë një lajm të rëndësishëm për partinë dhe aktivistët e votuesit: nominimin e Kurtit.

Molliqaj që tash nuk është as sekretar organizativ e as përkrahës i Kurtit madje është kundër kandidimit të tij për kryetar të partisë, nuk kishte kursyer lëvdatat.

Kurtin e cilësonte njeriun e vetëm që mund ta bëjë ndryshimin në Kosovë.

“Dija, guximi, vendosmëria dhe të qenit i pakorruptueshëm, e bëjnë Albin Kurtin prijësin e vetëm të ndryshimit në Kosovë. E vullneti i madh qytetarëve për ndryshim do ta bëj Albinin kryeministër!”, shkruante Molliqaj.

https://www.facebook.com/DardanMolliqaj8/photos/a.1023454987676402.1073741828.1023130284375539/1530871966934699/?type=3&theater

Kurti dështoi të bëhej kryeministër e Molliqaj u bë deputet, por 7 muaj më pas, tek tash në dhjetor dolën dallimet dhe përçarjet e mëdha brenda partisë. Një nga zërat më të ashpër kundër Kurtit është Molliqaj. E kryetari i partisë Ymeri tha se përplasjet brenda partisë janë qe një vit.E Kurti gjendet në paraburgim./Insajderi.com