Kur mediumi francez pyeste: Pse Zogu I dhe jo Skënderbeu III?

Kur mediumi francez pyeste: Pse Zogu I dhe jo Skënderbeu III?

Në gazetën franceze “Le Gaulois”, botuar më 5 shtator 1928,gjejmë njëshkrim të sjellur nga gazetari me inicialet R.C,  cili shtron pyetjen se përse Ahmet Zogu mori titullin Zogu i I-rë dhe jo Skënderbeu i III-të.

Sigurisht që francezi e ka sqaruar këtë mister duke sjellur për lexuesin përgjigjen në vijim: “ Na telegrafojnë nga Roma se në Napoli ekzistojnë dy familje Kastrioti Skënderbeu, pasardhës të heroit legjendar Gjergj Kastrioti, i thirrur ndryshe nga turqit Skënder bej, i njohur në të gjithë Lindjen si Skënderbeu në një fjalë të vetme dhe të transformuar nga shqiptarët në Skanderbeg.

Shkrimi-Largea-2-1

Këto dy familje janë ato të Gjon Kastriotit Skënderbeut, markezit të Anletta-s, dhe Filip Kastriotit, baronit të Castellucccio-s. Kur u pyetën, ata deklaruan se nëse mbreti i ri i Shqipërisë do të merrte titullin Skënderbe, ata do të kishin paraqitur një ankesë në gjykatë, duke e ditur se titulli « Skënderbe » u përket në mënyrë ekskluzive atyre, shkruan gazeta-shqip.

Shkresa shton se shumë koloni shqiptare në Siçili, Kalabri dhe Zara e kanë njohur mbretin e ri dhe se krerët e tyre i kanë dërguar atij telegrame urimi. Ka mes 80 000 apo 90 000 shqiptarë që jetojnë aty prej dy shekujsh. Ata kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre, duke qenë në të njëjtën kohë qytetarë të shkëlqyer italianë. Ne e dimë se Crispi ishte me origjinë shqiptare, pasardhës i një familje që ka emigruar në Siçili para dy ose tre shekujsh.”