Kur kryeministri thoshte se “do t’i dënojë ata që nuk mbajnë armë”

Kur kryeministri thoshte se “do t’i dënojë ata që nuk mbajnë armë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ishte shprehur pro mbajtjes së armëve për qytetarët e Kosovës, derisa kishte propozuar një ligj të ngjashëm për armëmbajtje sikurse ai që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Në një intervistë në Radio Televizionin Dukagjini, Haradinaj kishte thënë se nuk ka ushtar të UÇK-së që nuk mban armë pa leje. Lidhur me këtë, Haradinaj kishte shtuar se do e kishte bërë një ligj si në Amerikë, “ku personi dënohet nëse nuk mban armë”.

“Për mua nuk përbën ndonjë problem [armëmbajtja v.j], është diçka normale. E kisha bë ligjin si në Amerikë, nëse të gjen pa allti në shokë, me të dënu. Unë i kam disa pikëpamje të miat”, ka thënë Haradinaj.

Sot është publikuar një video ku shiheshin teksa shtinin me armë zjarri dy zyrtarë të qeverisë Haradinaj. Madje, njëri prej tyre është zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ndërsa tjetri është këshilltari i Fatmir Limajt, Endrit Shala.

Zëvendëskryeministri i Kosovës gjuan me armë zjarri në ambient të mbyllur

Bashkë me Gashin dhe me Shalën, duke gjuajtur me armë zjarri në një ambient të mbyllur është inçizuar edhe Sami Lushtaku, ish-kryetari i Komunës së Skenderajt. /Insajderi.com