Kur kosovarët flenë, Presidenti dhe zonja e parë takojnë  çiftin Trump

Kur kosovarët flenë, Presidenti dhe zonja e parë takojnë  çiftin Trump

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi së bashku me zonjën e Parë të vendit, Lumnije Thaçi sonte rreth orës 02:00 sipas kohës tonë lokale do të takohen me çiftin presidencial, Donald dhe Melania Trump.

Çifti Thaçi janë duke qëndruar në një vizitë pesë ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të presidentit amerikanë Donald Trump dhe Zonjës së Parë, Melania Trump.

Presidenti Thaçi gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime të shumta bilaterale me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Po ashtu ai do të marrë pjesë edhe në takimin e krerëve të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, me nikoqire Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherini. /Insajderi.com