Kur kërkon “luginën” dhe gjen humnerën

Insajderi

Insajderi Lutfi Dervishi

03.08.2018 17:25
Kur kërkon “luginën” dhe gjen humnerën

Presidenti Kosovës në mënyrë të përsëritur po thotë se: nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por korrigjim të kufijve duke nënkuptuar se ne do të ftojmë diçka, ! (luginën e Preshevës). Kjo deklaratë vulos dëshirën e kahershme publike të Presidentit Serbisë se  “duhet të tojmë edhe ne diçka”. Dhe kjo “diçka” është veriu Kosovës.

Serbët nuk janë budallenj që pas “humbjes’ së Kosovës të humbasin edhe Luginën e Preshevës. Deklarata e përsëritur nënkupton që ose ideja e shkëmbimit të territoreve që ka muaj që qarkullon është diskutuar në rrugë informale ose Thaçi e përdor si mjet “presioni” para se të ulet në tavolinë.

Korrigjimi kufijve është hapja e kutisë së Pandorës. Në shqip thuhet: shkon për të venë vetullat dhe nxjerr sytë.

Shpërbërja e Jugosllavisë ka ndjekur parimin e ruajtjes së kufijve të njësive të federatës (republika dhe krahina autonome). Në Bosnjë u krye spastrimi etnik, e megjithatë u ruajtën kufijtë e jashtëm.

Në Ballkan, nuk ka asnjë vend që të jetë 100% etnikisht i pastër. Krijimi precedentit të shkëmbimit të territorit me marrëveshje në shekullin e 21, do ta kthejë rajonin në shekullin e 20.

Çlirimi i Kosovës nga sundimi kolonial i Serbisë është betejë e Perëndimit në emër të të drejtave të njeriut. Dështimi për të ndërtuar shtet funksional ku të drejtat e njeriut dhe minoriteve respektohen nuk adresohet me “konceptin” e doktor Adhamudhit të Çajupit.

Nuk funksionon veriu dhe hajt ta këpusim (nuk po përdor fjalën ndarje) e ta shkëmbejmë me Serbinë. Në politikë pyetja kardinale mbetet: kush ton?! Shqiptarët në Luginë? Kosova? Rajoni? Serbia? Apo siç thotë Presidenti Thaçi do të jetë winwin. Një “zgjidhje” që ftojnë të gjithë.

Deklarata “jo ndarje, por korrigjim”, është një këmbanë se Kosova po qëllon veten në këmbë – një shtet i çliruar nga Perëndimi, një shtet i investuar nga Perëndimi, një shtet i njohur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, një shteti i njohur nga 113 vende- befas thotë: do të ndryshoj hartën?! Me bisedime?!! Seriozisht?! Kufijtë në Ballkan janë shënjuar me luftëra dhe janë noterizuar nga Fuqitë e Mëdha. Idetë për “korrigjim” janë të rrezikshme edhe për skenarët e mave të Hollivudit.

Nga mitologjia greke- kur u hap kutia Pandorës, sëmundja, vdekja dhe djajt vërshuan në botë. Pavarësisht përpjekjeve për ta mbyllur kutinë e hapur e vetmja gjë që mbeti ishte shpresa. Tani ka mbetur shpresa se tautologjia “korrigjim” do të shkojë me temperaturat e larta të verës.

Në kërkim të “Luginës” mund të takohesh me humnerën – dalja prej së cilës asnjëherë  nuk ka qenë e lehtë.