Kur Kadri Veseli kryetaren e Gjykatës Kushtetuese e ngatërronte me Arta Bajramin

Kur Kadri Veseli kryetaren e Gjykatës Kushtetuese e ngatërronte me Arta Bajramin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin në vitin 2015, në mbledhjen e Komisionit për emërimin e dy anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese kishte ngatërruar emërimin e kryetares së këtij organi, Arta Rama- Hajrizi me këngëtaren Arta Bajrami.

Ai ishte arsyetuar duke thënë se ka probleme me emra duke thënë se është një gazetare me emrin Arta Bajrami, që prap ia kishte huqur.

Ndryshe, Arta Rama-Hajrizi është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas një njoftimi nga Gjykata Kushtetuese “në seancën administrative të mbajtur sot në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor, kur edhe përfundon mandati i saj i parë”, thuhet në njoftim.