ZHIVOJIN RAKOÇEVIQ - PASI DUARTROKITI TE KISHA, PROPOZOHET PËR ANËTAR TË KUNDËR KORRUPSIONIT NË SERBI

Kur gazetari serb sulmonte të pastrehun në kishën te Universiteti

Zhivojin Rakoçeviq është propozuar për anëtarë të Bordit të Agjencisë kundër korrupsionit, disa ditë pasi në Kosovë u bë i famshëm për duartrokitjet që ai i bëri kur Policia e Kosovës hoqi pankartën e studentëve kosovar, por raportimet e tij për këtë objekt e lidhin atë edhe me një histori të paa dy viteve.

Kur gazetari serb sulmonte të pastrehun në kishën te Universiteti

Disa muaj para se shteti i Kosovës të merrte vendim për mbylljen me grila të objektit të Kishës ortodokse të ashtuquajtur “Kisha e Krishtit Shpëtimtar” në shtator të vitit 2014, gazetari serb Zhivojin Rakoçeviq që atëherë punonte për Radiotelevizionin KIM në Çagllavicë, kishte vendosur ta bënte një storie për objektin e kishës në kampusin universitar në Prishtinë.

Arsyeja e stories ishte këngëtarja që atëherë bëri bujë ballkanike duke incizuar videon e këngës “E dehun” në hyrje të këtij objekti.

Por aty në atë kohë, qershor i vitit 2014 po jetonte edhe një i pastrehë me probleme mendore.

Zhivojin Rakoçeviq që njihet si poet dhe fitues i çmimeve “Shpërblimi i Vidovdanit për poezi”, atëkohë ishte redaktor i radios KIM n dhe kryeredaktor përgjegjës i “Glasa Juga”, kishte hyrë edhe në objektin e kishës që ishte “uzurpuar” nga i pastrehu me probleme mendore.

Por sjellja e Rakoçeviq ndaj këtij personi ishte e egër.

[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FGOInsajderi%2Fvideos%2F2081938745365278%2F&show_text=0&width=400″]

Siç shihet në video, Rakoçeviq e kap për krahu duke e ngrehur brenda teksa i liron hapësirën kameramanit të RTV KiM.

Madje gazetari serb që ka fituar edhe shpërblimin “Millan Pantiq” për “gazetari hulumtuese dhe guxim në raportim gjatë pogromit të serbëve në Kosovë në vitin 2004”, bënë debat me të pastrehun duke i thënë se objekti është kishë serbe.

Ndërsa i pastrehu i thotë se është “shtëpia e tij”.

Në fund të raportit, gazetari serb spekulon duke thënë se përpos këtij të pastrehut në atë objekt jetojnë edhe shumë persona të tjerë që e kanë bërë objektin si të vetin. /Insajderi.com

Gazetari që duartrokiti te Kisha, propozohet për anëtar të kundër korrupsionit në Serbi