Në një fotografi kur Dua ishte më e re në moshë, ajo shihet në një nga kafenetë e Prishtinës.
Dua Lipa ka jetuar në fillimet e viteve të saj të jetës në Angli, për t’u kthyer më pas me familjen e saj në Prishtinë ku ka ndjekur edhe shkollën.
E, para se ajo të vendoste të kthehej sërish në vendin ku është rritur, për të ndjekur rrugën e suksesit në muzikë, Dua ka bërë një jetë të zakonshme në kryeqytetin e Kosovës, me familjen dhe miqtë.
Në një fotografi të pa parë më parë, Dua shihet e ulur në një nga kafenetë e Prishtinës, me një gotë lëng portokalli në dorë.
Nga ajo kohë, megjithatë, gjërat kanë ndryshuar pasi Duan tani e njeh gjithë bota ndërsa lokali ‘Amelie’ ka kohë që është mbyllur.