Kur Clinton arsyetonte bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë [video]

Kur Clinton arsyetonte bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë [video]

Më 24 mars të vitit 1999, pikërisht në ditën ku NATO-ja kishte filluar sulmet ndaj forcave serbe, Presidenti i SHBA-së Bill Clinton në një adresim televiziv para kombit amerikan kishte arsyetuar ndërhyrjen ushtarake.

Ai kishtë thënë se NATO-ja po ndërhyn për të ndalur brutalitetin e forcave serbe në Kosovë, shkruan Express.

“Ne po veprojmë për të mbrojtur dhjetëra-mijëra njerëz në Kosova nga ofensivat ushtarake në rritje. Po veprojmë për të parandaluar një luftë të shkallës më të gjerë për të eliminuar një fuçi baroti në zemër të Europës që ka eksploduar dy herë më parë në këtë shekull me rezultate katastrofale”, kishte thënë Clinton. /Insajderi.com