Kur BBC raportonte se Sylejman Selimi ishte pengese për UÇK-në, andaj u zëvendësua nga Agim Çeku

Kur BBC raportonte se Sylejman Selimi ishte pengese për UÇK-në, andaj u zëvendësua nga Agim Çeku

Në vitin 1999 kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte zëvendësuar komandantin e saj Sylejman Selimin, BBC kishte shkruar se ai ishte pengesë për UÇK-në.

Në artikullin e publikuar nga BBC, thuhej se UÇK ka emëruar Agim Çekun një ish-gjeneral të Brigadës Kroate, që ka përfunduar ushtrinë në Kroaci.

Ndërkaq për Selimin shkruante se përveç që nuk kishte shkollim ushtarak ishte edhe pengesë për UÇK-në.

“Ai ka zëvendësuar Sylejman Selimin një të emëruar politik i cili nuk kishte të përfunduar shkollim ushtarak dhe i cili është kritikuar për pengesat e UÇK-së. Çeku e ka diplomuar ne  akademinë ushtarake të Beogradit dhe ka shërbyer në ushtrinë e ish-Jugosllavisë si kapiten artilerie”, thuhej në artikullin e BBC.