Ekipi i Përfaqësueses së Kosovës nuk bën pjesë në Kupën e Botës, por emocionet në Kosovë janë të mëdha para ndeshjes në mes të Serbisë e Zvicrës, skuadra e të cilës ka tre lojtarë nga Kosova.
Mesfushorët Valon Behrami, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri janë të lindur në Kosovë, dhe që të tre luajtën rol të madh në barazimin historik të Zvicrës kundër Brazilit.