Kundërshtari i ardhshëm i Kosovës, dështon ta mposhtë Maqedoninë

Kundërshtari i ardhshëm i Kosovës, dështon ta mposhtë Maqedoninë

Kombëtarja turke, e cila do të përballet me përfaqësuesen e Kosovës më 11 qershor, nuk ka arritur ta mposhtë përfaqësuesen e Maqedonisë në një ndeshje miqësore të zhvilluar sot në Shkup.

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë që u zhvillua në stadiumin “Filipi i Dytë”, përfundoi në barazim pa gola, raporton Insajderi.

Për maqedonasit janë paraqitur tre futbollistë me origjinë shqiptare: Ferhan Hasani, Besart Ibraimi dhe Ezgjan Alioski.

Kosova do të përballet me Turqinë të dielën me fillim nga ora 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com