Kumrije Hoxha zgjidhet Ushtruese e Detyres së drejtorit të Teatrit Kombëtar  

Kumrije Hoxha zgjidhet Ushtruese e Detyres së drejtorit të Teatrit Kombëtar  

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës sot është zgjidhur Ushtruese Detyre e drejtorit në Teatrin Kombëtar të Kosovë, aktorja Kumrije Hoxha.

Ajo sot ka marr këtë pozitë pasi që ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Agim Sopi është shkarkuar me gjashtë vota për dhe një abstenim.

Në fillim të këtij viti Sopi kishte akuzuar anëtarët e Këshillit Drejtues të TKK-së si njerëz të ndikuar nga politika po censurojnë programin e teatrit.

Agim Sopi ishte shkarkuar të hënën e javë së kaluar nga Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në dhjetor të vitit të kaluar kishte emëruar Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar.

Këshilli Drejtues përbëhet nga: Burbuqe Berisha, Shkëlqim Millaku, Fisnik Ademi, Jahja Shehu, Orhan Kërkezi, Ismet Azemi e Valon Kashtanjeva./Insajderi.com