Kumanova kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Kumanova kërkon drejtësi për Astrit Deharin

Në Kumanovë të Maqedonisë është mbajtur marsh protestues për Astrit Deharin, duke kërkuar drejtësi për rastin e tij.

“Sot me anë të këtij marshi solidarizues ne shprehim ngushëllime dhe solidarizohemi me familjen Dehari. Ne nga Kumanova ndamë për Astritin me shpresën se është i kënaqur me aromën e luleve të parajsës”, ka thënë njëri nga organizatorët e protestës.

Astrit Dehari me familje kanë prejardhje nga Sllupçani i Kumanovës. Astrit Dehari u varrosë të martën në Zllatar të Prishtinës.

Ai kishte vdekur më 5 nëntor në  Qendrën e Paraburgimit në Prizren./Insajderi.com

Marsh protestues në Kumanovë.Drejtësi për Astrit Deharin!

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, 10 November 2016