Kultivimi i shpargut sjellë përfitime të mëdha

Kultivimi i shpargut sjellë përfitime të mëdha

Në ditën e promovimit të kultivimit të bimës së shpargut, ministri i Bujqësisë dhe ambasadori i Amerikës, Greg Delawie, kanë vizituar shtanget e fermerëve të cilët merren me kultivimin e kësaj bime.

Ministri Krasniqi ka thënë se vendi ynë ofron kushte të përshtatshme për kultivimin e kësaj bime duke thënë se është një nga kulturat që sjellë shumë përfitime.

“Duke parë që vendi ynë ofron kushte të përshtatshme klimatike për kultivimin e kësaj kulture me potencial të lartë por edhe mjaft profitabil, falë partneritetit me USAID-in, fillimisht përmes projektit të NOA-s dhe tani me projektin AGRO kemi arritur të ndërtojmë shtigje të reja për fermerët tanë dhe ndër to janë edhe mundësitë që u kemi ofruar fermerëve të kultivimit të shpargut dhe padyshim se ka hapësirë për zgjerim të numrit të ndërmarrësve për t’u marrë me kultivimin e kësaj kulture bujqësore, meqenëse vërtetë është një nga kulturat që sjellë përfitime të mëdha”, ka thënë ministri Krasniqi.

Ndërsa ambasadori Delawie është shprehur shumë i kënaqur me kultivimin e kësaj bime nga bujqit kosovarë, duke theksuar se gjatë këtij viti ata kanë shitur 2 tonë shparguj, duke shprehur se në vitin e ardhshëm të rritet numri i kultivimit të tyre.

“Duke marrë parasysh që vetëm në sezonin e parë të mbjelljes së kësaj kulture, kultivuesit e saj arritën të shesin 2 tonë me shparg (asparag). “Prej atëherë rritja ka qenë me të vërtetë e stërmadhe dhe këtë vit presim që fermerët të shesin më shumë se 25 tonë vetëm në tregun vendor dhe fitimi i kultivuesve do të jetë rreth 80 mijë euro”, ka thënë Delawie.

Asparagusi mbështetet nga MBPZHR përmes subvencioneve, me nga 300 euro për hektar. Në Kosovë llogaritet të jenë rreth 10 hektar të kultivuar me asparagus, dhe përfitimet për fermerët janë mjaftë të volitshme. /Insajderi.com