Kulla Eifel ndriçohet për Neymar

Kulla Eifel ndriçohet për Neymar

Kulla e famshme botërore Eifel e cila është simboli i Francës është ndriçuar për futbollistin e famshëm brazilian, Neymar, i cili u transferua me një çmim rekord nga ekipi spanjoll i Barcelonës në klubin francez Paris Saint-Germain (PSG), raporton Anadolu Agency (AA).

Në shfaqen me drita të realizuar me rastin e përfshirjes së Neymar në ekipin e Parisit në ekranin mbi kullë me ngjyrat e klubit të PSG u reflektua në frëngjisht, anglisht dhe portugalisht mesazhi “Mirë se erdhe Neymar, këtu është Paris”. Ky ndriçim i cili kryhet për herë të parë për një person ka sjellë edhe një atraksion turistik për personat që kanë vizituar kullën.

Në një deklaratë nga bashkia e Parisit pasi është vënë në dukje se kulla Eifel deri më tani është ndriçuar shumë herë gjatë ngjarjeve sportive, thuhet se “propozimi për ndriçimin e kullës për Neymar ka ardhur nga klubi i PSG dhe se të gjitha shpenzimet janë paguar nga klubi.”

Kulla Eifel e cila është hapur për vizitorët në vitin 1889 dhe e cila vizitohet nga më shumë se 7 milionë turistë në vit, kohët e fundit ndriçohet në lidhje me zhvillimet e fundit. Kulla gjithashtu është ndriçuar edhe me qëllim solidarizimi dhe reagimi pas sulmeve terroriste të ndodhura në Paris dhe në disa vende të tjera.

Ndërkohë, 10 mijë fanella të reja të cilët u përgatiten për futbollistin brazilian 25 vjeçar, Neymar, me numrin 10 në vlerë prej 100 eurosh, u shitën tërësisht vetëm për 6 orë pas daljes në shitje.