“Unë kam ed" />

Kuka i gatshëm t’ia “dhurojë” Shqipërisë Distria Krasniqin

Driton Kuka, trajner Kampion Bote në xhudo, ka thënë se është i gatshëm që t'ia "dhurojë" Shqipërisë Kampionen e Botës për të rinj në xhudo, Distria Krasniqi. Kuka ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që ta pajisin me vizë dhe me mjetet e duhura financiare atë dhe sportisten e tij.

Kuka i gatshëm t’ia “dhurojë” Shqipërisë Distria Krasniqin

Në një intervistë me Top Channel, Driton Kuka ka premtuar se do t’a nderojë edhe Shqipërinë me një Kampione Bote në sportin e Xhudos, raporton Insajderi.

“Unë kam edhe një sportiste tjetër e cila është aktualisht Kampione e Botës për të rinj në xhudo në peshën 52 kg. Është në të njëjtën peshë me Majlindën. Unë jam i gatshëm që këtë kampione t’ia ofroj Shqipërisë, me kushtin që të kem një garanci nga shteti i Shqipërisë se do të investojë tek ajo, do t’i mundësojë kushtet ekonomike” tha Kuka.

Distria Krasniqi nuk mori pjesë në Rio 2016 për arsye se vetëm një sportist mund ta përfaqësojë vendin e tij në një peshë të caktuar.

“Nëse do të realizohet kjo gjë, unë do të shkoj në Olimpiadë me dy sportiste, njërën për Shqipërinë e njërën për Kosovën e me siguri që në finale edhe medaljen e artë edhe të argjendtë mund ta fitojnë këto shqiptare” tha me mjaft optimizëm Kuka.

Mjalinda Kelmendi, sipas tij, është një shembull pozitiv për të rinjtë e Kosovës, si sportiste dhe si njeri. /Insajderi.com