“Kujdes nga produktet serbe”, postimi i paautorizuar i inspektorit që shqetësoi Komunën e Pejës

Një inspektor komunal i ushqimit në Pejë dy ditë më herët e postoi një deklaratë, ku tërheqë vëmendjen për pasigurinë e konsumimit të produkteve ushqimore të Serbisë. Kjo e ka shqetësuar Komunën e Pejës. Kjo për fatin se deklarata e tij, sipas komunës, është dhënë në një faqe false, duke e keqpërdorë logon e komunës.

“Kujdes nga produktet serbe”, postimi i paautorizuar i inspektorit që shqetësoi Komunën e Pejës

Arbër Taraku është inspektor i veterinës në Komunën e Pejës. Më 16 janar ai ka postuar një deklaratë në një llogari në Facebook, ku u bën apel qytetarëve të Kosovës të kenë kujdes nga përdorimi i produkteve ushqimore të Serbisë. Ai ka thënë se ato janë të dyshimta.

Dyshimi rritet edhe më shumë kur ai thotë se laboratorët në Kosovë nuk kanë kushte për kontrollime të vazhdueshme për produkte ushqimore.

“Unë Arbër Taraku -inspektor i veterines pran kuvendit komunal Pejë , boj apel të gjithë qytetarëve të Kosovës , të kenë kujdes me produktet ushqimore të Serbis. Qytetar të nderuar duhet të jeni të vetdishem që produktet ushqimore Serbe jan të dyshimta , pasi qe unë ushtroj këtë profesion qe 10 vite ndjej obligim tju informoj se nuk ka kontroll të produkteve ushqimore siq duhet sepse laboratoret tona nuk kan kushte per kontroll te rregullt te produkteve”, ka thënë ai në postimin e tij në një faqe në Facebook.

ghgsdfs

Por nga pjesa profesionale, ai kalon në atë politike, duke e akuzuar Qeverinë për mungesë vullneti në krijimin e kushteve për siguri në ushqim.

“Keni kujdes Serbia tenton në gjdo menyr të na dëmtoj kjo është menyra më e let dhe me tinzake nëpërmjet ushqimit. Qeveria jonë nuk ka pas vullnetin të bëj kushtet për veprimin më efikas të kontrolleve të ushqimit që futen dhe tregtohen në Kosovë sidomos ato të Serbis. Unë besoj që primare është të ruhet shëndeti publik”, ka përfunduar postimi që mban emrin e tij.

Inspektori Arbër Taraku është i afër me AAK-në, e cila është në opozitë në Pejë.

13495027_10209232637551522_2386684386250464100_n

Insajderi ka provuar të kontaktojë me Arbër Tarakun, por kjo ka qenë e pamundur përmes kontakteve të siguruara.

Komuna: Arbër Taraku e keqpërdori logon e komunës, nis procedurat disiplinore

Pas këtij postimi, Komuna e Pejës ka reaguar, duke e quajtur inspektorin e veterinës si person të paautorizuar për deklarime të tilla.

Madje, Komuna thotë se ai e ka keqpërdorur logon e komunës, duke hapur llogari false në Facebook me logon e saj.

“Njoftim zyrtar i Komunës së Pejës në lidhje me veprimin e papërgjegjshëm të personave, të cilët kanë hapur një llogari në facebook në emër të Komunës së Pejës të shoqëruar me logon e saj”, thuhet në njoftim.

“Komuna e Pejës shpreh shqetësimin e saj me këtë veprim të bërë nga persona të papërgjegjshëm, të cilët me gjenste të tilla të ulëta mundohen të manipulojnë për qëllime të caktuara me qytetarë”, thuhet më tej në njoftim.

Komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët hasin në llogari të tilla false, që të mos bëhen pre e tyre.

“Pra, Ju qytetarë të nderuar të cilët hasni në këtë llogari të rrejshme në emër të Komunës së Pejës, e cila nuk i përket Komunës se Pejës mos bini pre e këtyre mashtrimeve dhe provokimeve, të cilat bëhen nga njerëz të pandershëm”, përfundon njoftimi zyrtar i Komunës së Pejës.

Komunaaaa

Gazeta Insajderi meson nga burimet e veta brenda komunës se tashmë kanë nisur procedurat disiplinore ndaj inspektorit veterinar, Arbër Taraku./Insajderi.com

vendimi