Kuçi: UÇK është nëna e PDK-së

Kuçi: UÇK është nëna e PDK-së

Hajredin Kuçi nga Partia Demokratike e Kosovës, gjatë një tubimi në Skenderaj, është shprehur tejet optimist se PDK do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Sa herë kemi ardhur këtu e kemi ditë që kemi me fituar, edhe padyshim që edhe sot e dimë që PDK do të fitojë. Kadri Veseli e ka filluar një projekt të ri që quhet “Fillimi i Ri”, dhe këtë “Fillim të Ri” di ta bëjë vetëm një njeri me dije dhe guxim”, ka thënë ai.

Më tutje në fjalimin e tij Kuçi ka thënë se emrat e UÇK-së janë pikërisht në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Ka shumë punë për të bërë, ne kemi bërë punë të mira për vendin, nuk ka aktivitet të mbarë e të mirë për Kosovës që se kanë emrin e burrave dhe grave të Drenicës, e burrat e gratë e PDK-së. Emrat e UÇK-së janë mu në PDK dhe në Drenicë. Prekazi e Drenica janë nëna e UÇK-së”, ka thënë Kuçi.

Kuçi ka thënë se Veseli ka ecur në hap me Adem Jasharin ndërsa tani do të ec në hap me integrime evropiane.

“Keni besim të Kadri Veseli e tek partnerët tanë qe i kemi në koalicion. Ne e dimë prej nga kemi ardhur dhe e dimë ku kemi me shku, Veseli ka ec në hap me Adem Jasharin dhe tash do të ecë në hap me integrime evropiane”, ka thënë Kuçi./Insajderi.com