Kuburoviq: Nuk ka arsyeje që Gjykata të refuzojë kërkesën e Serbisë për Haradinajn

27.03.2017 15:30
Kuburoviq: Nuk ka arsyeje që Gjykata të refuzojë kërkesën e Serbisë për Haradinajn

Ministria serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq është përgjigjur sot në të gjitha pyetjet e Gjykatës franceze në Colmar për rastin Haradinaj.

Kuburoviq ka thënë sot se Gjykata franceze nuk ka arsyeje të refuzoj kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Siç raporton, tanjug, Ministrja e Drejtësis ka thënë se dokumentet e kërkuar janë dërguar para tri ditësh dhe ka sqaruar se ka pasur pyetje cili Ligj penal ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave të cilat Serbia ia vë në barrë Haradinajt .

Kuburoviq ka theksuar se Serbi ka dërguar ekstrakte nga të gjitha dispozitat e Kodit penal që kanë qenë në fuqi deri në vitin1999.

Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë më 4 janar me fletë arrest të Serbisë e cila po kërkon ekstradimin e tij.

Haradinaj para Gjykatës së Colmarit pritet të dalë më 6 prill./Insajderi.com